E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Thatcher dallohej për kurajon e jashtëzakonshme

BRUKSEL- Një kryeministre e cila ka bërë dallimin nga të gjithë ata që e kanë mbajtur këtë post për ''kurajon e jashtëzakonshme, vizionin madhor politik dhe lidershipin e një kalibri tepër të veçantë'' dhe ka luajtur një ''rol tepër thelbësor'' në dhënien fund të Luftës së Ftohtë, deklaroi sot kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Ai theksonte në një mesazh ngushëllimi se kishte mësuar me shumë trishtim mbi vdekjen e ish-kryeministres britanike.

''Baronesha Thatcher ishte një personalitet politik i jashtëzakonshëm, duke qenë se ishte një mbrojtëse e paepur e lirisë dhe një mbështetëse me influencë të dukshme e NATO-s dhe e marrëdhënieve transatlantike'', theksonte kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›