E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zonja e Hekurt”, Margaret Theçer ndahet nga jeta

08-04-2013 / Gazeta 55

Ndërron jetë në moshën 87- vjeçare ish kryeministrja e Britanisë së Madhe, Margaret Theçer


Ka vdekur ne moshën 87 vjeçare Baronesha Margaret Thatcher. Mësohet se ajo ka vdekur mëngjesin e sotëm, si pasojë e hemorragjie cerebrale. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i saj, Lord Bell. “Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të baroneshës Thaçher. Hollësi në lidhje me ngjarjen, do të jepen më vonë”,-tha ai. Baronesha Thatcher, e para dhe e vetmja Kryeministre grua e Britanise po kalonte shume probleme shendetesore vitet e fundit. Pak dite para krishtlindjeve ajo iu nenshtrua një operacioni, megjithëse  gjendja e saj po bëhej çdo ditë e më e brishtë. Thatcher ishte ne postin e kryeministres se Britanise ne vitet 1979-1990.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›