Policia:Vrasja e Paulin Markut për motive të dobëta

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e 30-vjeçarit Paulin Marku ndërsa ka bërë të mundur edhe arrestimin e autorit të ngjarjes. Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini ka deklaruar se është arrestuar shtetasi Doxh (Astrit) Shaqir Vladi 34 vjeç i cili akuzohet se ka vrarë për motive të dobëta 30-vjeçarin Paulin Marku.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës ku 30-vjeçari Marku ka qënë duke udhëtuar me një motorr dhe në afërsi të kthesës së Kamzës në Tiranë është qëlluar me armë nga dy persona të cilët udhëtonin me një automjet tip "Benz" të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Pas aksionit të policisë me ndihmën edhe të Prokurorisë së Tiranës u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.