NATO-ja angazhohet per efikasitet me te larte

Pervec premtimit per nje tranzicion te pakthyeshem ne Afganistan 28 vendet aleate te NATO-s - gjate takimit te nivelit te larte ne ikago - rane dakord per te ndermarre hapa qe do te siguronin qendrueshmerine e aleances si dhe aftesine e saj per tiu pergjigjur ne menyre efektive kercenimeve ne te ardhmen dhe sfidave ne kohe te veshtira ekonomike.
Udheheqesit e NATO-s shkuan ne ikago me objektivin per te permiresuar efikasitetin e operacioneve per te shtuar procesin e ndarjes se pergjegjesive dhe per te pozicionuar aleancen si nje qender te besueshme per sigurine globale.
Me ane te nje deklarate perfundimtare pas takimit aleatet u angazhuan te krijojne nje strukture komanduese te NATO-s me te vogel me efektive dhe me pak te kushtueshme duke perfshire masa per te perdorur me mire buxhetet e vendeve anetare.
Objektivi i deklaruar qe quhet Forcat e NATO-s 2020 perfshin forca moderne te lidhura ngushte ne gjendje te veprojne se bashku dhe me partneret ne cdo mjedis.
NATO-ja thote se sfidat komplekse te sigurise dhe veshtiresite financiare e bejne me te rendesishem se kurre perdorimin e pershtatshem te burimeve duke mbetur te angazhuar ndaj parimeve kyce perfshire mbrojtjen kolektive.
Sekretari i Pergjithshem Anders Fogh Rasmusen diskutoi rendesine e ketyre parimeve ne nje takim te Keshillit te Atlantikut te NATO-s.
Se bashku do ta mbajme NATO-n te afte per tiu pergjigjur sfidave te sigurise te se nesermes sepse asnje vend dhe asnje kontinent nuk mund ti perballoje ato i vetem. Ne duhet te zbatojme nje kulture te re bashkepunimi per te ofruar me shume siguri me kosto me te vogel per te gjithe qytetaret tane.
Ne deklarate nje vend te rendesishem ze operacioni ushtarak i vitit te kaluar ne Libi per te cilin NATO-ja thote se shpalosi aftesine e aleateve per te kryer me shpejtesi dhe ne menyre efektive operacione komplekse. Por deklarata e aleances thote se ai operacion ofroi edhe mesime te rendesishme per tu bashkangjitur ne plane dhe politika te ardhshme.
Presidenti Barack Obama tha se edhe pse kohet kane ndryshuar arsyeja kryesore e ekzistences se NATO-s per te garantuar siguri te perbashket liri dhe prosperitet mbetet e pandryshuar.
Ne kohe te mira dhe te keqija aleanca jone ka mbijetuar. Ne fakt ajo ka lulezuar sepse ne ndajme nje angazhim te pathyeshem per lirine dhe sigurine e qytetareve tane. Ne e kemi pare nje gje te tille nga Lufta e Ftohte ne Ballkan ne Afganistan dhe ne Libi.
Ne deklarate NATO-ja gjithashtu permend operacionet ne Kosove operacionet kunder-piraterise ne Oqeanin Indian mbeshtetjen logjistike per Bashkimin Afrikan ne Somali si dhe misionin e trajnimit tashme te perfunduar te NATO-s ne Irak.
Rezultatet e rendesishme perfshijne nje Raport mbi Qendrimin Mbrojtes i cili riafirmon nje perzierje te pershtatshme te aftesive te mbrojtjes berthamore konvencionale dhe te raketave si dhe nje Sistem Mbikeqyrjeje ne Terren te Aleances qe parashikon edhe perdorimin e avioneve te telekomanduar per mbledhjen e informacioneve te zbulimit.
NATO-ja deklaroi edhe nje sistem mbrojtjes te perkohshem nga raketat balistike qe perfshin sistemin e financuar nga Shtetet e Bashkuara per tu mbrojtur kunder sulmeve te mundshme nga Irani dhe vende te tjera si Koreja e Veriut. Udheheqesit do te vazhdojne perpjekjet per te zgjidhur mosperputhjet e qendrimeve mbi sistemin me Rusine.
Organizata e Traktatit te Atlantikut Verior gjithashtu perqendroi vemendjen ne rendesine e lidhjeve te saj me vendet partnere si dhe mbeshtetjen e saj per vendet qe kerkojne anetaresim perfshi Bosnje-Hercegovinen Maqedonine Malin e Zi dhe Gjeorgjine.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton rikonfirmoi politiken e dyerve te hapura te NATO-s duke thene se aleanca mirepret diten kur keto vende te zbatojne te gjitha reformat e nevojshme per anetaresimin ne nje aleance te zgjeruar.
Ketu ne ikago ritheksojme perkushtimin tone ndaj zgjerimit - te kryer ne menyren e duhur - te aleances si nje element baze i qellimit tone dhe i komunitetit tone.
Lidhur me Sirine udheheqesit thane vetem se ata do te vazhdojne te ndjekin evolucionin e krizes siriane me shqetesim ne rritje dhe se do te mbeshtesin fuqimisht zbatimin e plote te planit Anan te mbeshtetur nga Kombet e Bashkuara per te gjetur nje zgjidhje paqesore.
NATO-ja i ben thirrje Iranit qe te fitoje besimin e komunitetit nderkombetar per natyren paqesore te programit te tij berthamor dhe ajo mbeshtet nje zgjidhje diplomatike me ane te negociatave P5-1 me Teheranin.
Aleanca e NATO-s i ben thirrje Korese se Veriut qe te zbatoje plotesisht detyrimet e saj nderkombetare dhe te braktise te gjitha aktivitetet qe lidhen me armet e saj berthamore ekzistuese dhe me programet e raketave balistike ne nje menyre te plote te verifikueshme dhe te pakthyeshme.