Spanja premton permbushjen e objektivave per pakesimi e deficitit buxhetor
Spanja nje nga vendet e Eurozones qe po e perjeton me rende krizen ekonomike dhe ate buxhetore premtoi sot se do ti permbushe objektivat per pakesimin e deficitit buxhetor megjithe veshtiresimin e gjendjes se recesionit qe po perjeton vendi. Ministri spanjoll i Ekonomise Luis de Guindos tha se masat e ashpera qe po merr qeveria konservatore do te prekin shpenzimet e medha te disa zona te vendit. Te premten qeveria e rishikoi shifren e deficitit buxhetor te publikuar ne vitin 2011 qe fillimisht ishte 85 per qind ne 89 per qind. Shifrat e reja te thellimit te deficitit buxhetor thuhet se jane pasoje e deficiteve me te larta nga sa pritej ne disa qeveri rajonale. Qeveria spanjolle e rishikoi buxhetin per vitin 2012 duke e shkurtuar ate ndjeshem nga 35 miliarde ne 273 miliarde euro dhe duke i kerkuar qeverive rajonale te shkurtojne 10 miliarde euro nga fondet per arsimin dhe sherbimin shendetesor.