E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO mbështet integritetin territorial të Gjeorgjisë

NATO-ja e mbështet integritetin territorial të Gjeorgjisë në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, si dhe ardhmërinë euroatlantike të vendit, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Anders Fog Rasmussen.

Në seancën e NATO-s, në të cilën morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, për herë të parë mori pjesë edhe shefja e re e diplomacisë gjeorgjiane, Maja Pandzhikixe.

Rasmussen theksoi se Gjeorgjia është "partner besnik i Aleancës Veri-atlantike, e cila dyfish e rriti numrin e ushtarëve në Afganistan.

"Zgjedhjet presidenciale në Gjeorgji, që duhet të mbahen vitin e ardhshëm, do të jenë provim i rëndësishëm për vendin", theksoi Rasmussen, duke apeluar partitë politike që t'i vazhdojnë reformat dhe të arrijnë standarde më të larta demokratike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›