Lavdërohet filmi për Bin Laden

Regjisorja e filmit fitues të Çmimit Oscar, “The Hurt Locker”, po lavdërohet edhe për filmin e saj të ri, i cili shtjellon një dekadë të kërkimit të themeluesit të rrjetit al-Qaeda, dhe vrasjen e tij në Pakistan, në maj të vitit 2011.
Grupi i kritikëve njujorkezë filmin “Zero Dark Thirty” e shpalli për më të mirin në vitin 2012, ndërkaq Kathyrn Bigelow për regjisoren më të mirë të vitit.
Ndryshe, “Zero Dark Thirty” fokusohet në analisten e CIA’s – që luhet nga Jessica Chastain – e cila përshkruhet si personi kryesor gjatë gjurmimit të Osama bin Ladenit, i cili u vra në Pakistan nga një njësit i US Navy SEAL’s.
"Zero Dark Thirty mund të rezultojë filmi më impresiv i bërë nga Bigelow, por edhe filmi i saj më personal”, thuhej në komentin e publikuar në ‘Hollywood Reporter’, menjëherë pas premierës së filmit.
Pritet që gjatë dhjetorit filmi të fillojë të shfaqet vetëm në një numër kinemash amerikan, gjë që ia pamundëson kualifikimin për Ceremoninë e Filmave të Akademisë që mbahet në shkurt, ngase debutimi i tij në të gjitha kinematë amerikane pritet tek në muajin janar.