E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO mund te kete vrare humanisten skoceze

Vrasja e aktivistes skoceze ne Afganistan ka shkaktuar debate te medha ne Britani. Vete kryeministri Kameron ka pranuar se ajo mund te mos jete vrare nga rrembyesit e saj talebane por nga vete forcat amerikane qe kishin organizuar operacionin per lirimin e saj.

Kemi te dhena qe tregojne se Linda mund te mos jete vrare nga rrembyesit sic u mendua fillimisht por nga shperthimi i nje granate te task forces se perfshire ne operacionin e shpetimi te saj. Vendimi per te autorizuar nje nderhyrje per shpetimin e saj u peshua gjate nga Sekretari i Jashtem dhe une i dhashe mbeshtetjen time te plote. Dua te theksoj se jeta e Lindes ishte ne rrezik te madh dhe operacioni i shpetimit ishte shansi i vetem per ta nxjerre te gjalle prej andej deklaroi ne nje konference per shtyp kryeministri britanik Devid Kamerun.

Rrembyesit e aktivistes nuk kishin kerkuar ndonje shperblim per lirimin e saj. Lideret fisnore i kishin kerkuar NATO-s te mos nderhynte per te patur me shume kohe.

Humanistja skoceze u mor peng ne fund te muajit shtator.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›