Edhe Obama goditet...por nga nje fans

Presidenti amerikan Barak Obama eshte viktima me e fundit e nje objekti te hedhur ne drejtim te tij vetem se kete here autori nuk eshte nje kundershtar por nje mbeshtetes ndoshta pak me i zellshem sec duhet.
Incidenti ndodhi gjate nje tubimi elektoral ne Filadelfia ne syte e gati 20.000 veteve te mbledhur aty.
Mediat vendase thone se burri qe hodhi librin ne drejtim te presidentit u ndalua nga sherbimet sekrete. Por pas marrjes ne pyetje agjentet kane dale ne perfundimin se ai nuk perbente asnje kercenim per shefin e Shtepise se Bardhe.
Burri nga sa u tha kishte shkruar dicka ne liber dhe leshimi i tij i eshte dukur menyra e vetme per ta bere presidentin qe ta lexonte.