E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, nje plan i ri pas 60 vjetesh

Sonia Pace

E krijuar pas luftes se dyte boterore dhe ne prag te luftes se ftohte, Organizata e Traktatit te Atlantikut Verior bashkoi vendet e Evropes Perendimore me Kanadane dhe Shtetet e Bashkuara per t'u vetembrojtur nga kercenimi i Bashkimit Sovjetik. Gjate viteve te fundit shume gjera kane ndryshuar. Bashkimi Sovjetik nuk ekziston me, NATO-ja eshte zgjeruar drejt lindjes dhe kjo organizate perballet me sfida te reja, mes tyre si ta trajtoje luften ne Afganistan dhe si t'ia pershtate misionin e saj sfidave te shekullit te 21-te. Udheheqesit e NATO-s perballen me shume ceshtje, ndersa ata mblidhen ne Strasburg te Frances dhe ne Kehl te Gjermanise me rastin e 60 vjetorit te aleances.

Luftimi i kryengritesve ne malet e Afganistanit nuk u parashikua nga themeluesit e NATO-s, por kjo eshte pikerisht sfida me te cilen perballet sot aleanca.

NATO-ja ka rreth 60 mije trupa nen komanden e saj ne Afganistan dhe ky numer pritet te shtohet se shpejti.

Zedhenesi i NATO-s, James Apathurai, thote se Afganistani do te jete ne krye te rendit te dites ne takimin e nivelit te larte kete fundjave.

"Afganistani do te jete element kyc. Presidenti amerikan me siguri do te doje te diskutoje me aleatet strategjite e reja per Afganistanin, ku te perqendrohen burimet dhe cfare duhet te bejme me mire dhe ndryshe per te cuar perpara suksesin e arritur deri tani".

Udheheqesit e NATO-s thone se ne Afganistan po behet perparim, por pranojne se ka ende shume pune per te bere.

Ne Bririn e Afrikes ne brigjet e Somalise, NATO-ja mban nje flote te vogel detare, e cila ka per detyre te kontrolloje per akte te mundshme piraterie. NATO-ja ka dislokuar permes ajrit forca te Bashkimit Afrikan per ne Somali.

"Kjo eshte pjese e evolucionit te organizates per te perballuar rreziqe sigurie, qe kurre nuk ishin menduar 20 vjet me pare", thote zedhenesi i NATO-s.

NATO-ja u themelua ne prill te vitit 1949 me rreth 10 shtete per t'iu kundervene kercenimit ne rritje nga Bashkimi Sovjetik. Misioni i saj ishte mbrojtja nga nje sulm i mundshem i Moskes apo aleateve te saj ne Paktin e Varshaves.

Dana Allin, analisti i sigurise ne Institutin Nderkombetar per Studime Strategjike ne Londer thote se NATO-ja e kreu me sukses kete detyre.

"Eshte e qarte se suksesi me i madh i NATO-s ishte qe aleatet qendruan te bashkuar, parandaluan sulmet ruse dhe e mbajten Perendimin bashke pa luftuar".

Por shperberja e Bashkimit Sovjetik beri qe te vihet ne diskutim synimi i ri i NATO-s.

Fillimi i viteve 90-te vuri ne prove aftesite tradicionale mbrojtese te NATO-s. Jugosllavia e atehershme nisi te shperbehej dhe rajoni u prek nga lufta civile, spastrimi etnik dhe gjenocidi. Me pas filloi lufta ne Kosove, ku operacionet e NATO-s debuan forcat serbe dhe i dhane fund fushates se pergjakshme kunder popullates shqiptare.

"NATO-ja u tregua e ngadalte; pergjithesisht Perendimi reagoi me ngadale, por kur kjo u be, reagimi ishte i efektshem", thote analisti.

NATO-ja pati operacione dhe mundesi te reja pas shperberjes se Bashkimit Sovjetik. Aleanca u zgjerua drejt Lindjes, duke anetaresuar vende si Polonia, Republikat Balltike, vende ballkanike, duke iu afruar kufijve te Rusise. Edhe vende te tjera duan te anetaresohen ne Aleance.

Rusia ka kundershtuar planet e Shteteve te Bashkuara per dislokimin ne Evropen Lindore te nje sistemi per mbrojtjen nga raketat. Madje Moska eshte shprehur hapur kunder zgjerimit te metejshem te NATO-s, duke anetaresuar Ukrainen dhe Gjeorgjine.

Mes gjithe ketyre ceshtjeve te pazgjidhura, NATO-ja sheh drejt se ardhmes, thote zedhenesi i aleances.

"Objektivat e NATO-s per te ardhmen do te perqendrohen te lufta kunder sulmeve kompjuterike, tek siguria e energjise. Sa do te perfshihet NATO-ja ne keto operacione, cilet do te jene partneret e NATO dhe si do te punojme me ta?".

Analisti Dana Allin thote se duhet pasur kujdes.

"NATO-ja ka shume vende anetare. Misioni i NATO-s eshte i madh dhe jo medoemos duhet te perfshihet ne cdo lloj krize".

Me pak fjale, kjo aleance 60 vjecare, tani me 28 vende, pas anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise, duhet te percaktoje nje kurs ne menyre qe te ruaje efektivitetin e saj ne shekullin e 21-te.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›