E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zgjedhjet ne rrezik, per anetarin me te ri te NATO-s"

Nensekretari per Ceshtjet Ligjore ne Partine Socialiste, Damian Gjiknuri, deklaroi dje se eshte e papranueshme qe anetari me i ri i NATO-s, nuk organizon dot zgjedhje te lira. "Si mund te pranohet, qe nje qeveri e nje vendi anetar te NATO-s, ne vend te zgjidhjes se nje problemi qe e ka krijuar vete, leshon demagogjine e radhes se do rimbursojme tarifat disa kategorive te popullates, nderkohe qe keta shtetas nuk kane asnje mundesi ekonomike te paguajne tarifen fillestare?", reagoi Gjiknuri ndaj vendimit me te fundit te qeverise per kartat e identitetit. Ai riparaqiti shqetesimin e selise roze se zgjedhjet e lira jane ne rrezik, per shkak te indiferences se qeverise ndaj problemit real te pajisjes se shtetasve me leternjoftimet e reja. "Kane mbetur me pak se tre muaj nga zgjedhjet, dhe akoma nje e pesta e votuesve shqiptar nuk mund te ushtrojne te drejten e votes", theksoi Gjiknuri. Socialistet vleresojne se NATO, si nje organizate e sigurise kolektive qe ngrihet ne themele te shendosha demokratike, nuk mund pranoje si te barabarte nje qeveri e cila deshton ne angazhimin me themelor te saj, pergatitjen e zgjedhjeve te lira. "Kokefortesia e qeverise ndaj cdo propozimi te arsyeshem per qasjen ndaj problemit, e ben ate plotesisht fajtore per delegjitimin e zgjedhjeve ne vendim me te ri anetar te NATO-s", theksoi Gjiknuri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›