E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romi nga Kosova Une jam gjerman- I huaj jam vec ne leter

Nje BMW e erret vozit pergjate rruges se ngushte fushore. Prane timonit eshte ulur nje burre shtatlarte me floke te zeza i cili sheh perreth i permalluar. Atje ishte shkolla ime thote Fadil Berisha duke treguar nje ndertese te rrenuar guret e se ciles ngrihen pertej barit si dhembe te rene dhe shton Ndersa atje ishte punishtja jone ku kultivoja patatet.

I biri i tij Elvisi 19 vjec hesht prane tij. Ai nuk do ti kujtoje ato kohe te vitit 1997 kur shtepite ne Kosove digjeshin dhe e ema i ngjeshte fytyren ne kraheror dhe i mbyllte veshet teksa ikte nga ky vend o Kosoves qe quhej Istog. Dhe kete udhetim ne te kaluaren Elvis Berisha nuk e deshiroi kurre sepse kishte frike nga ai. Por ai eshte shanci i tij i vetem per te vazhduar jeten ne Gjermani. Dhe keshtu pas nje udhetimi mbi 30 oresh ai do te gjendet ne Istog ku do te parashtroje lutjen per pasaport. Sepse autoritete gjermane duan tia japin lejen e qendrimit vetem nese perligjet identiteti dhe origjina e tij kosovare nje procedure kjo shume korrekte gjermane.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Roma nga ish Jugosllavia ne Essen

Romi nga Kosova shembull integrimi ne Gjermani

Elvisi ishte gjashte vjec kur erdhi ne Gjermani. Nje femije rom delikat me vesh te medhenj per koken e tij te vogel. Nderkohe ai eshte rritur ne nje te ri i cili per vete thote se perpiqet gjithmone per te pare gjerat nga kendi pozitiv. Nderkohe qe politikanet keto dite para kamerave paralajmerojne nje integrim me te mire per emigrantet Elvisi rrefen per nje realiteti tjeter mungesen e vullnetit te mire te disa zyrtareve per te mos njohur ata te cilet kane ardhur qe shume kohe ne Gjermani.

Integrimi i Elvisit filloi ne nje salle sporti ne Dingelbe nje fshat prane Hildesheimit me rreth 1000 banore. Me 1998 ai u vendos ketu me familjen e tij e cila ishte e lumtur qe i kishte shpetuar luftes ne Kosove kur si rome qe ishin gjendeshin ne mes te te gjitha fronteve dhe fqinjet ishin shnderruar ne armiq. Pothuaj cdo dite Elvisi ulej ne nje banke ne sallen fqinjerore dhe shikonte femijet e fshatit tek luanin hendboll. Dikur trajneri ma hodhi nje top edhe mua. Tha se ishin pak dhe nese do doja te luaja me ta kujton Elvisi. Prej ketij momenti Elvisi ishte njeri prej tyre. Nderkohe luan ne ligen e pare me numrin 26 dhe eshte golashenuesi mbret i ekipit te tij.

Tek Elvisin mund te mbeshtetet njeriu thote trajneri i tij Jirka Strube.

Elvisi nuk ben asnjehere gje gabim thote shoku i tij Sebastian Heiler.

Elvisi eshte i dashur i sinqerte dhe nje palaco krejt si une thote e dashura e tij Saskia Sommerfeld me te cilen jane bashke qe nje vit. Ne edhe do ta adaptonim Elivisin vetem qe ai mos te debohet thote Rosa nena e Saskias.

Qe nga prilli Elvisi po meson te behet infermier. Pune e veshtire dhe pagese te vogel per te cilen shume gjermane nuk jane te gatshem. shte nje nga ato pune per te cilen ne nje shoqeri qe po plaket tregu i punes heredokur duhet te hap kufijte. Elvisi ne kete profesion e sheh nje te ardhme.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kunder kthimit te romeve ne Kosove

Mendimin se jeta e tij ne Gjermani eshte vetem e perkohshme e kishte menjanuar. Prinderit e shkurorezuar te cilet jane martuar me gjermane gezojne kahere lejen e qendrimit. Mirepo femijet e tyre te perbashket mund te tolerohen vetem deri ne moshen 18-te vjecare. Pas ditelindjes se 18-te Elvisit i erdhi nje leter ne te cilen i kerkohej te demonstronte perpjekjet e tij per integrim. Por kot Elvisi ia tregoi nepunesit perkates deftesen e shkolles me note te mire dhe dokumentin se nderkohe po bente vullnetarisht pune sociale ne Hildesheim. Me 20 Januar 2010 nepunesi ia dergoi Elvisit nje leter te dyte ne te cilen nder te tjera thuhej Ju duhet te leshoni Gjermanine sepse nuk posedoni leje qendrimi dhe ne baze te nenit 60 paragrafi 5 te Ligjit per Lejeqendrimin ju njoftoj se ne nje kohe te shkurter mund te prisni debimin nga Gjermania.

U ndjeva sikur rashe nga nje lartesi e madhe. Asnjehere nuk e kam vene ne dyshim se une jam gjerman. Sepse une jetoj si gjerman ndjej si gjerman dhe mendoj si gjerman. I huaj jam vetem ne leter- thote Elvisi.

Perpjekjet e Njeriut per Njeriun

Ne Gjermani rreth 12000 rome kosovare jane para debimit pothuaj gjysma eshte me e re se 18-te vjecare. Ne prill te ketij viti qeveria gjermane dhe Republika e Kosoves nenshhkruan nje marreveshje ne baze te se ciles rregullohet edhe kthimi I refugjateve te luftes ne vendlindjen e tyre. Amnesty International e kritikon marreveshjen ngaqe mbi 90 per qind e romeve ne Kosove jane te papune qasja e tyre ne arsim dhe ne shendetesi eshte e kufizuar dhe shumica prej tyre jetojne neper kampe jashte qyteteve. Nje fati te tille i frigohej edhe Elvisi. Shume jave luftoi kunder ketij fati e bashke me te nje fshat i tere i Saksonise se Ulet. Nje te diel te fillimvitit te kasha u mblodhen shoket e Elvisit fqinjte njerezit e ekipit si dhe mesuesi i tij i dikurshem. Edhe dy anetare te parlamentit ishin aty. Dhe teksa kujton diten kur ai qendronte mes turmes dhe Saskia ja mbante doren Elvisi thote

Kjo ishte e diela me e mire e jetes sime

Aty u ndane detyrat ne mes njeri-tjetrit. Bashkelojtaret dolen me parrulat Kercenohet debimi- ne luftojme per Elvisin. Nje gjyshe e bashkelojtarit doli me nje leter dere me dere dhe per tri dite te vetme mblodhi 600 nenshkrime. Drejtori i dikurshem i Elvisit nisi nje leter ne Zyren e Emigracionit. Nje kopshtar dhe nje farmacist i ofruan pune ndersa u caktua edhe kush do tia paguante avokatin. Per nje kohe te shkurter Elvisi u be tema e perditshmerise se Saksonise se Ulet. Ndersa ne nje takim ministri i brendshem Uwe Schnemann CDUe quajti kosovarin e ri Shembull te integrimit. Pas disa javesh Komisioni i Landit per Raste te Renda zyrtarisht dhe njezeri e ndaloi debimin e Elvisit me kusht qe Elvisi mund te rrinte ne Gjermani pasi te siguronte nje pasaporte te vendit te origjines. Ambasada e Kosoves ne Berlin mund te ofroje pasaporta vetem pas dy vjetesh. Mbetej vetem udhetimi per ne Kosove. Zyra per Emigrim per kete udhetim motres dhe vellaut te Elvisit iu dha leternjoftime gjermane. Dhe ne menyre qe edhe ata te mos kene pervojen e Elvisit ata te gjithe se bashku udhetuan per ne Kosove.

Adresa e tyre ishte komuna e Istogut gjate rrugetimit drejt se ciles iu bine ne sy grate pa dhembe pas tufash me lope e dhi dhe malet e mbeturinave ne mes te ndertesave. Komuna eshte e vendosur nje ndertese dykateshe ne hyrje te se ciles valon flamuri i Kosoves. Kosova vetem para dy vjetesh e gjysme eshte pavaresuar nga Serbia dhe eshte njohur nga 71 shteteve nder te cilat edhe Gjermania. Ne muret e korridorevve varen shenja per antikorrupcion dhe per mospirje te duhanit. Shumica e atyre qe presin tymosin duhan perderisa Kosova si shtet eshte njohur per korrupsionin.

Pas nje procedure te gjate kerkimi dhe gjetjeje dokumentesh shumica prej te cilave te djegura gjate luftes procedures se marrjes se pasaportes kosovare duhej ti nenshtroheshin se pari prinderit e Elivisit te cilet deri me tani kishin pasaporta te Serbise. Pasaporta e Elvisit do te ishte gati pas shtate ditesh-kumton ofiqari ne gjuhen shqipe te cilen Elvisi nuk e kuptonte.

Dhe keshtu ne nje te shtune tetori Elvisi ju kthy serish Gjermanise me identitet dhe origjine te perligjur dhe me pasaportin e pare ne jeten e tijsi rom i Republikes se Kosoves.

Autor Antje Windmann Der Spiegel/ Ajete Beqiraj

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›