E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO redukton trupat ne Kosove

NATO planifikon zvogelimin e trupave paqeruajtese ne Kosove nga 15 mije ne 10 mije. Keshtu deklaroi nje zyrtar i Shteteve te Bashkuara ne Bruksel. Zyrtari i cili nuk pranoi te identifikohej, tha se kjo mase merret pasi nga raportimet ne terren, situata politike dhe siguria ne vend jane permisuar ndjeshem vitet e fundit. Ai nenvizoi se misioni KFOR, do te kaloj ne fazen e tjeter te operacionit, qe perkon me ruajtjen e stabilitetit. Megjithate 10 mije trupa do te qendrojne ne terren deri ne janar te 2010, periudhe gjate te ciles pritet konsolidimi i organeve te sigurise vendase. Pritet qe ministrat e mbrojtjes se vendeve anetare te NATO-s kete propozim ta shqyrtojne ne takimin e tyre diten e enjte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›