Serbët e Kosovës protesta në veri të vendit
Mitrovicë - Serbët në veri të Kosovës kanë paralajmëruar për sot protesta në afërsi të dy vendkalimeve kufitare me Serbinë. Ata do të mbajnë të bllokuar për një orë rrugën në afërsi të Leposavicit dhe Zubin Potokut, duke protestuar kundër vendosjes së kontrollit doganor nga ana e EULEX-it. Organizatorët e protestës thonë se nuk do t’i paguajnë asnjë taksë doganore shtetit të pavarur të Kosovës që nuk njihet nga Serbia.
Zyrtarët serbë kërkojnë nga EULEX-i të ndërpresë menjëherë kontrollin doganor në veri të Kosovës dhe që të arrihet një marrëveshje me Serbinë për pagesën e taksave doganore, sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ata kanë paralajmëruar se nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet, bllokimi i rrugës mund të zgjasë më shumë se një orë dhe se protestat mund të radikalizohen.
Protestat e serbëve vijnë pasi misioni evropian për sundim të ligjit filloi kontrollin doganor në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, të cilat ishin shkatërruar nga serbët, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Sipas zyrtarëve të EULEX-it, ky hap ka për qëllim pengimin e kontrabandës së mallrave që thuhet të ketë shënuar rritje pas djegies së dy pikave doganore, vitin e kaluar.
Shefi i komponentit të EULEX-it për dogana, Paul Acda ka thënë se për shkak të mosfunksionimit të doganave në veri, më shumë ka pësuar buxheti i Serbisë, se sa ai i Kosovës. Ai ka theksuar se EULEX-I nuk po e vendos kontrollin doganor në vijën kufitare me Serbinë, por vetëm po e rivendos atë që ishte shkatërruar pas shpalljes së pavarësisë.
Ndërkohë, ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic, i cili të hënën qëndroi në Leposaviq, një ditë para protestës së serbëve, i ka ftuar ata që të bashkëpunojnë me misionin evropian dhe t’i shmangen përdorimit të dhunës. “Është e pamundur që qeveria e Serbisë të marrë një vendim, kurse instucionet e vetëqeverisjes lokale në veri të marrin një vendim tjetër. Kjo është e papranueshme dhe çon në konfuzion, probleme dhe frustrim për të gjithë serbët në Kosovë” ka thënë ministri serb.
Bogdanovic tha se Beogradi ka dhënë pëlqimin për vendosjen e EULEX-it në Kosovë, por sqaroi se qeveria e Serbisë nuk ka arritur asnjë marrëveshje me EULEX-in në lidhje me vendosjen e doganave në veri. Oërfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovës, Peter Feith, vlerësoi gjendjen në veri të Kosovës, si të vështirë dhe u bëri thirrje serbëve që të mos pengojnë shtrirjen e misionit të EULEX-it edhe në këtë pjesë të Kosovës. (BBC/START)