NATO s’kërkon falje për viktimat në Libi

NATO-ja ka përjashtuar zyrtarisht kërkesën e organizatës për të drejtat e njeriut “Human Rights Watch” që t`i publikojë detajet për vdekjen e 72 civilëve gjatë bombardimeve në Libi.
Aleanca refuzoi madje edhe t`u kërkojë falje familjeve të viktimave gjatë luftës dhe t`ua paguajë dëmshpërblimin. “NATO-ja ka bërë gjithçka që ishte e mundur për ta ulur rrezikun për civilët apo gjatë operacioneve zyrtare ushtarake.
Ai rrezik kurrë s`është zero”, ka thënë zëdhënësja e kësaj organizate ushtarake, Oana Lungesku, në njoftimin dërguar mediave. Ky njoftim është reagim ndaj një raporti të publikuar të HRW-së, ku në mënyrë të dokumentuar pohohet që së paku 72 civilë, prej të cilëve 1/3 nën moshën 18 vjeçare kanë pësuar nga bombat e NATO-s dhe raketat gjatë luftës.
Human Rights Watch-i i bëri thirrje NATO-s që të dorëzojë raportin për viktimat civile dhe t`u kërkojë falje familjeve.