NATO te qendroje ne Kosove

Kryetari i Parlamentit të NATO-s, Karl Lamers ka deklaruar se Aleanca duhet t’i rishikojë me vëmendje planet për reduktimin e trupave në Kosovë.
Duke folur në konferencën vjetore parlamentare të NATO-s, Lamers ka nënvizuar se trupat ndërkombëtare duhet të qëndrojnë në Kosovë edhe për aq kohë sa është e nevojshme vendosja e stabilitetit.
“Është në interes të NATO-s ndërtimi i një shoqërie multietnike, konsolidimi i shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe rimëkëmbja e ekonomisë”, ka pohuar Lamers.
KFOR-EULEX presin udhëzime nga Brukseli
Ndërkohë, trupat e KFOR-it dhe EULEX-i në Kosovë presin instruksione nga Brukseli për veprimet që duhen të ndërmarrin në pjesën veriore të vendit.
Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews ka qëndruar gjatë ditëve të fundit në Bruksel, pikërisht për konsultime.
Ndërkohë që më vonë gjatë ditës ai do të mbajë një konferencë për shtyp në Prishtinë, ku do të flasë për gjendjen në veri dhe incidentin e 27 shtatorit në Jarinje.
Nga hetimet e deritanishme, shkruajnë mediat kosovare, sulmi ka qenë i organizuar posacërisht ndaj ushtarëve të KFOR-it.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova FSK, dritë jeshile për misionet e huaja
Kuvendi i Kosovës miratoi të premten projekt/propozimin e qeverisë për përcaktimin e përgjegjësive dhe procedurave të FSK-së, për të marrë pjesë në misionet jashtë vendit. Cooper bind Serbinë të kthehet në dialog
Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Cooper ka arritur t’i bindë zyrtarët serbë që të kthehen në dialog.
Incident në Mitrovicë, digjet makina e një serbi
Një automjet privat me targa “KS” është djegur rreth orës dy të mëngjesit të së premtes, në rrugën “Kolashini” në afërsi të “3 rrokaqiejve” në Veri të Mitrovicës.
LDK e VV: Thaci, dështim në veri
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë kritikuar të premten kryeministrin Hashim Thaçi për dështim në veri të vendit.
Kosovë, opozita kundërshton bisedimet politike
Opozita në Kosovë, që vazhdimisht ka kundërshtuar bisedimet teknike Kosovë – Serbi, është kategorikisht kundër idesë për hapjen e një kapitulli të ri, atë të bisedimeve politike.
Lajmet kryesore
Ndërron jetë ish-presidenti Ramiz Alia
Shuhet në moshën 86-vjeçare ish-udhëheqësi komunist
Shkrirja e Azotikut, nisin hetimet
Zbrazen varrezat e makinave
FMN paralajmëron qeverinë
Intervista e Alisë për rrëzimin e regjimit