FMN paralajmeron qeverine

Fondi Monetar Ndërkombëtar parlajmëron qeverinë shqiptare të ndryshojë politikat financiare për të mos rrezikuar stabilitetin e vendit dhe zhvillimin ekonomik.
Në një raport të fundit ku bën një skanim të hollësishëm të të gjitha vendeve europiane, FMN thotë se Shqipëria dhe Kroacia janë dy ekonomitë e vetme në zhvillim të Europës, që po përkeqësojnë financat publike pas krizës, në një kohë, kur shumica e qeverive të tjera po marrin masa të forta për t'i konsoliduar ato.
Dy vitet e ardhshme sipas FMN borxhi publik i Shqipërisë do të rritet edhe me 1 pikë përqindje tjetër, krahasuar me 2010-ën për të mbërritur në 59.2 për qind të prodhimit kombëtar në fund të vitit 2012. Edhe pse në disa vende të tjera të rajonit borxhi do të rritet më shumë përgjatë kësaj periduhe, FMN sërish vecon Shqipërinë si një nga vendet më të dobëta fiskale në Europë për dy arsye.
Së pari Shqipëria është vendi i dytë me borxhin më të lartë në ekonomitë në zhvillim të Europës, pas Hungarisë, me diferencë të theksuar nga vendet e tjera që vijnë më pas. Së dyti, një tjetër rrezik, sipas FMN, është pesha e madhe e borxhit afatshkurtër, që ka qeveria shqiptare.
Rreth 37 për qind e totalit të borxhit publik të vendit është me afat deri në 1 vit. Kjo shifër, që është mbi 4 herë më e madhe se mesatarja e rajonit e vendos qeverinë në një pozcion të vështirë dhe në nevojë të vazhdueshme për para, për të shlyer detyrimet ose për rinovimin e tyre.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Kriza, ndërhyn sërish Banka e Anglisë
Banka e Anglisë informoi sot se do të ndërhyjë sërisht në ekonomi, duke injektuar 75 miliardë paund, për blerjen e aseteve të këqija dhe borxheve që rrezikojnë falimentime në masë. Bursat europiane në ringritje
Bursat europiane janë duke përjetuar një rritje të fortë gjatë ditës së sotme, nga përhapja e lajmit se një marrëveshje e liderave të Bashkimit Europian për zgjidhjen e krizës së Eurozonës është pranë. Përmbytjet 2010, qeveria shkurtoi fondet
Rishikimi i buxhetit të shtetit në mes të vitit 2010, si pasojë e planifikimit të dobët, solli shkurtimin e fondeve të domosdoshme për infrastrukturën e kullimit e vaditjes dhe mund të ketë pasur rol në përmasat e përmbytjeve në zonën e Shkodrës në janar të këtij viti.
Lehtësirat për biznesin, Shqipëria, vendi i 64-t
Shqipëria është vendi i 64-t më i mirë në botë për të ngritur një biznes. Në klasifikimin e përvitshëm të revistës prestigjoze ekonomike “Forbes” për shtetet që kanë lehtësirat më të mëdha në këtë aspekt, vendi ynë renditet një pozicion më lart se 12 muaj më parë. Një ngjitje e vogël që nuk ka të bëjë aspak me përmirësimin e vendit tonë, por me rënien e dy shteteve që para një viti qendronin përpara nesh në këtë klasifikim. SHBA, ekonomia në një moment “ngurrues”
Drejtori i Rezevës Federale Amerikane, Ben Bernake, deklaroi përpara Kongresit se ekonomia amerikane është duke kaluar një moment “ngurrues”, prandaj një ndërhyrje më aktive e shtetit mund të jetë e domosdoshme.
Lajmet kryesore
Ndërron jetë ish-presidenti Ramiz Alia
Shuhet në moshën 86-vjeçare ish-udhëheqësi komunist
Shkrirja e Azotikut, nisin hetimet
Zbrazen varrezat e makinave
Intervista e Alisë për rrëzimin e regjimit