NATO vret katër civilë afganë
Katër civilë dhe katër kryengritës të dyshuar
e kanë humbur jetën në një sulm ajror të NATO-s në jug të Afganistanit.
Aleanca tha në një deklaratë se kryengritësit kishin hapur zjarr ndaj forcave
të NATO-s dhe atyre afgane nga brendia e një objekti në provincën Helmand.
Sulmi tërhoqi kundërpërgjigjen nga ajri. NATO dhe autoritetet afgane kanë ndërmarrë hetime të përbashkëta për sulmin ajror.