Bertone në Kili flet për skandalin e abuzimeve seksuale
Sekretari shtetit te Vatikanit Tarciso Bertone ka mbërritur në Kili për një vizitë zyrtare. Kardinali Tarcisio Bertone ka qenë i implikuar me dokumente të publikuar nga New York Times ku Kisha ka mbuluar abuzimet seksuale të kryera nga priftërinjtë ndaj 200 djemve të shurdhër. Bertone ishte duke punuar në atë kohë si zëvendës të Papa Benedikti, i njohur atëherë si kardinali Josef Ratzinge.
Shumë gazetarë vendas dhe të huaj kanë qenë të interesuar ndaj Kardinalit Bertone për çështjen e abuzimeve seksuale. Bertone i është përgjigjur gazetarëve:Nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë.Ne kemi dokumentuar të kundërtën dhe nuk është moment për të folur rreth këtij argument sepse përndryshe do qendrojmë gjithë ditën për të precizuar veprimet e mia dhe të hirësisë së tij kardinalit Ratzinger.Do kërkoja mjfat, mjaft u moret me këtë çështje."