NATO vret mbi 20 ushtare pakistaneze

Zyrtarët pakistanezë akuzuan NATO-n se ka vrarë të paktën 20 ushtarë të ushtrisë së Islamabadit gjatë një sulmi ajror në zonat kufitare me Afganistanin.
Sulmi, sipas tyre, ka ndodhur në zonën tribale të Mohmandit dhe në të kanë marrë pjesë disa helikopterë të Aleancës që janë ngritur nga një bazë afgane.
Sipas agjencisë Reuters, sulmi ka ndodhur rreth orës 02:00 me orën lokale, të ditës së shtunë. Ushtarët pakistanezë të vrarë në këtë sulm mësohet se kanë qenë 1.5-2 kilometër larg kufirit më Afganistanin, ku kishin ngritur një postbllok. Aleanca nga ana e saj ka reaguar duke deklaruar se ështe vënë në dijeni të një “incidenti” dhe se ka nisur hetimet për zbardhjen e tij, ndërsa zyrtarët pakistanezë deklarojnë të “inatosur” se sulmi i NATO-s ishte një sulm i paprovokuar dhe diskriminues.
Nëse konfirmohet, ky do të ishte incidenti më i rëndë ku përfshihen trupat e NATO-s dhe do të komplikonte edhe më shumë marrëdhëniet e vështira të Shteteve të Bashkuara me Pakistanin, marrëdhënie këto që janë tensionuar pas operacionit blitz të marinsave amerikanë që coi në vrasjen e Osama Bin Laden më 2 maj të këtij viti.
Reagon Pakistani, notë proteste SHBA-së e NATO-s
Pakistani i ka dorëzuar NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara një notë të fortë proteste për sulmin aksidental të helikopterëve të Aleancës që la mbi 20 ushtarë pakistanezë të vrarë në kufirin me Afganistanin.
Në të njëjtën kohë, si formë reagimi, Islamabadi ka pezulluar edhe kalimin e autokolonave që furnizojnë misionin e NATO-s në Afganistan, ISAF me karburante, armatime e mjete të tjera të nevojshme, nëpërmjet territorit pakistanez.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Spahiu: 99 vjet pavarësi, por jo shtet
"Nuk është kjo ajo që donte Ismail Qemali"
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi
Votohet në parim buxheti 2012
Familja Mbretërore: Gjendja e Leka Zogut, kritike
Vidhen 27 ikona nga kisha e Shën Thanasit