E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë ndodh për pak të drejta?

Bazuar në një ngjarje të vërtetë! Në Anglinë e shekullit të 13-të, një grup baronësh kanë detyruar mbretin John të nënshkruajë marrëveshjen e ‘Magna Carta’, por pas disa muajsh ai ka mbledhur një ushtri të fuqishme dhe ka shpallur luftë. Por, midis tij dhe fitores absolute qëndrojnë kështjella e ‘Rochester’ dhe një grup kalorësish tempullarë, të cilët do të bëjnë një qëndresë të hekurt...

Ndoshta është paksa e vështirë që të hymë në tregimin e “Ironclad”, sidomos kur kemi parasysh gjakun, gjuhën e shthurur dhe të shohim koka, këmbë dhe duar që fluturojnë përpjetë nga prerjet me shpatë – por kjo nuk e bën këtë film jo dramatik, përkundrazi kemi një vepër të mirë filmike të një ngjarjeje ndodhur qindra vite më parë.

Paul Giamatti në këtë film vjen me një aksent anglez dhe luan Mbretin John. Ngjarja zhvillohet në shekullin XIII në Angli, përderisa monarkia lufton për ta mbrojtur mbretërinë nga baronët, të cilët e detyrojnë këtë të parën ta nënshkruajë kartën e Magna Cart, një dokument fundamental për demokracinë moderne dhe një përligjje e disa demokracive sot.

Pos Giamattit kemi aktorin James Purefoy, që jep një prani interesant të një karakteri që di të luajë shumë mirë rolin e tij, pa harruar këtu edhe Derek Jacobi në rolin e Reginald de Cornhill.

Filmi është punuar me regji të Jonathan English, përderisa mund të shikohet pa përcjelljen e prindërve nga personat mbi moshën 17 vjeçare.

IRONCLAD

Regjia: Jonathan English; skenari: English, Erick Kastel dhe Stephen McDool; drejtor i fotografisë: David Eggby; montazha: Peter Amundson; dizajner: Joseph C. Nemec III; kostumograf: Beatrix Aruna Pasztor; producentë: Rick Benattar, Andreë J. Curtis dhe English; Distributor: Arc Entertainment. Kohëzgjatja: 2 orë.

Aktorë: James Purefoy (Marshall), Paul Giamatti (King John), Kate Mara (Lady Isabel), Brian Cox (Baron Albany), Charles Dance (Archbishop Langton), Jason Flemyng (Beckett), Mackenzie Crook (Marks), dhe Derek Jacobi (Reginald de Cornhill).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›