E Diel, 1 Nëntor 2026

NBA/ Debuton zgjedhja e parë në draft, Cavaliers prishin festën e AJ Dybantsa

Mbrëmjen e kaluar ka nisur rrugëtimin e tij në NBA njëri prej lojtarëve më të talentuar të basketbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

AJ Dybantsa, pasi kaloi një dëmtim në kavilje, u aktivizua për 27’ në ndeshjen mes Cleveland dhe Washington.

Lojtari i Wizards, i cili ishte zgjedhja e parë në draftin e këtij sezoni, mbylli takimin me 19 pikë, 2 topa në tabelë dhe 2 asist.

Skuadra e Harden, Cleveland, arritën që të fitonin në fushën e vet me shifrat 121-111. A.V.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›