NBA, Durant braktis Nets për Suns

Pronari i ri i Phoenix Suns, Mat Ishbia ka bërë një lëvizje prej atyre që do të mbahen mend shumë gjatë. Sipas shumë mediave amerikane ekipi nga Arizona sapo ka mbyllur një marrëveshje me Nets për të tranferuar 13 herë të ftuarin në ndeshjet “All-Star”, Kevin Durant.
Së bashku me lojrain në fjalë drejt Arizonës do të niset edhe TJ Warren, ndërsa Bruklin merr në këmbim një paketë të një niveli të lartë. Bëhët fjalë për tre lojtarë si Mikal Bridges, Cam Johnson dhe Jae Crowder dhe katër zgjedhje të para në Draftin e viteve 2023, 2025, 2027 dhe 2029. Perveç të tjerash Nets kanë fituar edhe mundësinë e shkëmbimit të zgjedhjeve të vitit 2028.
Sipas mediave amerikane ka qenë pikërisht Ishbia, i cili vetëm pak ditë më parë mori vendin e Robert Sarver, ai që ka insistuar për këtë akord. Tani Suns duke se kanë shtuar pjesën që u mungonte për tu shpallur kampion një formacioni me lojtarë si Devin Booker, Chris Paul dhe Deandre Ayton. Tani trajneri Monty Williams i duhet të bëjë skemat me nje super yll si Durant.