E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NBA, Irving deciziv për Dallas, Boston kalon Filadelfian

Kyrie Irving debutoi më fitore me Mavericks në duelin që u zhvillua në Los Anxhelos përballlë L.A. Clippers. Ylli i basketbollit amerikan ishte protagonist absolut me 24 pikët e rrealizuara. Ekipit të Dallasit i mungonte Luka Donçiç por Irving u ndihmua nga Tim Hardaway Jr. (19 pikë) dhe Reggie Bullock (18). Për Clippers nuk mjaftoi performanca e mirë e Powell (24 pikë), Mann (21 pikë), George (20 pikë) dhe Leonard (18).

Sa i përket duelit mes dy ekipeve më të mira të Konferencës të Lindjes u fitua nga ekipi i Bostonit. Për Celtics triumfi përballë Filadelfias ishte mjaft i rëndësishëm jo vetëm për nivelin e rivalit por edhe për ti dhënë një sinjal NBA. Sixers rrealizuan 28 pikë nëpërmjet Joel Embiid e 26 me James Harden, por nuk ia dolën që të frenonin lojën e grupit të bërë nga Boston me lojtarë si White e Brogdon (19 pikë),  dhe Blake Griffin (15 pikë).

Ndeshjet NBA (9 Shkurt)

CLEVELAND CAVALIERS-DETROIT PISTONS 113-85

BOSTON CELTICS-PHILADELPHIA 76ERS 106-99

MIAMI HEAT-INDIANA PACERS 116-111

TORONTO RAPTORS-SAN ANTONIO SPURS 112-98

WASHINGTON WIZARDS-CHARLOTTE HORNETS 118-104

HOUSTON ROCKETS-SACRAMENTO KINGS 128-130

UTAH JAZZ-MINNESOTA TIMBERWOLVES 118-143

PORTLAND TRAIL BLAZERS-GOLDEN STATE WARRIORS 125-122

L.A. CLIPPERS-DALLAS MAVERICKS 104-110

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›