E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA: Lakers u japin fund disfatave

Los Angeles Lakers u ka dhënë fund vuajtjeve të fundit me një fitore bindëse me rezultat 103-88 ndaj New Orleans Hornets.

Lamar Odom erdhi nga karrigia për të shënuar pikët më të larta, 24, dhe për të ndihmuar ekipin t`u japë fund tre disfatave radhazi dhe të shënojë fitoren e 22-të të sezonit (10 disfata gjithë sezonin).

Të tre disfatat e fundit të Los Angeles ishin me 15 e më tepër pikë disavantazh, por kampionët e dyfishtë të NBA-së treguan një lojë inspiruese për t`u kthyer në drejtimin e fitoreve.

Andrew Bynum është rikthyer në formacionin startues me 18 pikë, ndërsa Kobe Bryant ka qenë i saktë në tetë nga 14 gjuajtjet për të mbledhur 20 pikë.

Chris Paul udhëhoqi te Hornets me 20 pikë dhe shtatë asistime, ekip që pësoi disfatën e 14-të të sezonit (18 fitore).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›