Pato i befasuar që Leonardo drejton Interin

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, thotë se ai është i befasuar për faktin që Leonardo ka marrë nën drejtim Interin.
Leonardo ishte kyç në transferimin e Patos te Milani nga ekipi brazilian Internacional, por sulmuesi shpreson që ai të dështojë me zikaltërit.
“Çdokush merr vendimet të cilat beson se janë të drejta. Leonardo është një trajner profesionist tani dhe ne duhet ta respektojmë vendimin që ai ka bërë për të vazhduar punën”.
“Kur e them këtë, shpresoj se ai nuk do t`ia dalë mirë te Inter! Kjo pasi Milani duhet ta fitojë Skudetton dhe shumë të tjera”, ka thënë Pato.