E Hënë, 2 Nëntor 2026

NBA: Oklahoma dominon Indianën, barazohet seria e finaleve

Siç kishte ndodhur edhe në ndeshjen e parë, Oklahoma City Thunder dominoi ndeshjen e dytë për një kohë të gjatë, por këtë herë nuk i la rivalët e Indiana Pacers të rikthehen në lojë në minutat e fundit dhe e mbyllën sfidën me një fitore të madhe 123-107, që e çoi serinë e finaleve të NBA në barazim 1-1.

Shai Gilgeous-Alexander bën një tjetër paraqitje të madhe me Thunder, duke regjistruar 34 pikë dhe 8 asiste, por vendasit ishin të gjithë në formë , pasi pesë lojtarë shënuan mbi 15 pikë dhe gjetën përgjigje të shkëlqyera edhe nga stoli.

Për Indianën, Tyrese Haliburton pati një natë pa shkëlqim, ndërsa shokët e tij të ekipit nuk ishin në gjendje të kompensonin performancën jo të mirë të liderit të tyre. Tani Finalja zhvendoset në Indianapolis për ndeshjen e tretë, të planifikuar për natën midis të mërkurës dhe të enjtes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›