E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prodhimet bujqësore në Shkodër, këtë vit ka prodhimtari të lartë në disa kultura

Ky vit po rezulton pozitiv për sektorin e bujqësisë në rajonin e Shkodrës, me një rritje të dukshme të prodhimeve, veçanërisht në disa kultura të rëndësishme si gruri, duhani dhe perimet.

Sipas specialistëve të Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë trend janë kushtet e favorshme klimatike dhe angazhimi më i madh i fermerëve për të zgjeruar sipërfaqet e mbjella.

“Prodhimet bujqësore këtë vit janë mirë, mirë është duhani, perimet janë në trendin që kanë qenë çdo vit. Shpresojmë të marrim shumë rendiment”, u shpreh Sherif Brahaj, specialist në AREB Shkodër.

Në zonën e Nënshkodrës, investimet në infrastrukturën e vaditjes të realizuara apo ende në proces po japin rezultate të dukshme, duke nxitur zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e rendimentit.

“Kohët e fundit interesi është rritur nga ana e fermerëve”, tha Xhavit Pllumi, specialist i bujqësisë.

Por ndërsa disa kultura po përjetojnë një sezon të suksesshëm, situata nuk është e njëjtë për bimët medicinal, që kultivohen kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe. Interesi për kultivimin e tyre është në rënie, për shkak të mungesës së tregjeve të sigurta për shitje.

Gazetar: A.Hoti

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›