NBA: San Antonio mposht LA Clippers
Ish-kampioni i NBA-sё, San Antonio Spurs, ka shёnuar fitoren e 15-tё nё 18 ndeshje, duke e mposhtur Los Angeles Clippers me rezultat 106-84. Tony Parker shёnoi 19 pikё dhe Roger Mason 18 tё tjera. Rookie Eric Gordon dhe Al Thornton kryesuan tek Clippers me nga 21 pikё tё shënuara. Pёr ekipin nga Los Angeles kjo ishte humbja e nёntё radhazi dhe tash ka tetё fitore dhe 27 humbje kёtё sezon. Clippers nё kёtё ndeshje ishin Baron Davis, Zach Randolph dhe Chris Kaman, qё tё gjithё tё lënduar dhe pa Ricky Davis qё ёshtё i ndëshkuar.