E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia , kryeskuadra shqiptare

Vllaznia vazhdon te mbetet skuadra me e mire shqiptare ne bote. Sipas Institutit te Historise dhe Statistikave ne Futboll, nente here kampionia e Shqiperise tashme renditet ne vendin e 213-te me 79 pike, duke u ngjitur 44 vende me lart krahasuar me nje muaj me pare. Vllaznia beri nje paraqitje te mire ne Kupen UEFA, teksa eliminoi ne turin e pare eliminator sllovenet e Koperit per tu shpartalluar me pas nga Napoli ne menyre te pritshme. Ne klasifikimin e 352 ekipeve me te mira per 2008-ten vendin e pare e mban Mançester Junaitid kampion i botes. Anglezet ndiqen nga Bajerni i Mynihut dhe Liverpul. Barcelona zbret ne vendin e katert ndersa skuadra e pare italiane ne klasifikim eshte Roma e vendit te shtate.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›