Swoboda mbeshtet paktin

Kreu i socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europian ka përshëndetur zhvillimet më të fundit politike në Tiranë.
Hannes Swoboda, në një interviste për Top Channel deklaroi se te dyja keto parti te majta kane ideologji te njejta dhe bashkepunimi i tyre ne zgjedhje do t'i japë vendit një lidership më dinjitoz. (Intervistën e plotë do ta lexoni rreth orës 19.30)
Top Channel: Z. Swoboda, PS ftoi zyrtarisht LSI-në në një koalicion të “bekuar” nga Stanishev, Papandreu dhe Pitella. Çfarë mendoni ju për Edi Ramën dhe Ilir Metën, dhe pse duhej ky bashkim?
Ndryshimet politikeTopi: Berisha iku. Palët bashkohen për pazare Rama: 21 janari varet vetëm nga 23 qershori Parlamenti voton ministrat e rinj Hannes Swoboda: Ka qenë gjithnjë bindja jonë se dy partitë duhet të punojnë së bashku, sepse ato kanë ide shumë të ngjashme dhe ndoshta ishte problemi i hidhur i personaliteteve që konfliktoheshin dhe përplaseshin. Por tani mendoj se kemi një iniciativë të mirë, sepse vendi ka nevojë për një alternativë. I takon popullit shqiptar të vendosë, por tani ne kemi një alternativë të vërtetë, nga njëra anë e majta, e majta demokratike dhe nga ana tjetër krahu i djathtë. Dhe kjo lloj konkurence është e mirë për vendin dhe për zhvillimin e tij.Mendoj se të dy kanë personalitet të fortë. Të dy kanë bindjet dhe historinë e tyre. Dhe unë mendoj se nëse ata do të punonin dorë për dore, Edi Rama me Ilir Metën, kjo do t’i jepte vendit zgjedhjen për të pasur një lidership të fortë. Dhe mendoj se kjo është ajo që i duhet vendit, një lidership i fortë për ta çuar vendin përpara, për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të nisur negociatat me Bashkimin Europian.
Përgatiti ARTA TOZAJ