E Diel, 1 Nëntor 2026

NJOFTIMI/ BKT konfirmon vjedhjen e kartave: U klonuan një numër i vogël, klientët…

Banka Kombëtare Tregtare ka konfirmuar zyrtarisht lajmin e publikuar nga Kapitali për klonimin e kartave të qytetarëve dhe zbrasjen e tyre përmes blerjeve dhe tërheqjeve kryesisht jashtë Shqipërisë.

Përmes një njoftimi zyrtar BKT deklaroi se bëhet fjalë për një numër të vogël kartash dhe garantoi qytetarët se ata do kompesohen plotësisht për paratë që u janë vjedhur.

“Dëshirojmë t’ju informojmë se BKT ka identifikuar dhe trajtuar në kohë një rast të izoluar mashtrimi përmes klonimit të kartave në ATM. Rasti prek një numër shumë të vogël kartash, të cilat janë bllokuar menjëherë. Të gjithë klientët e prekur janë kontaktuar dhe do të rimbursohen plotësisht,” njofton BKT.

Një ditë më parë,  u publikua lajmi për klonimin e kartave në BKT dhe vjedhjen e fondeve të qytetarëve përmes veprimeve në shtete të ndryshme si Bullgari apo Itali.

LEXO EDHE: Kartat janë zbrazur në mënyrë të mistershme/ Thyhet sistemi i sigurisë në BKT, “avullojnë” paratë e qytetarëve

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›