E Diel, 1 Nëntor 2026

NJU DELHI – Të paktën 10 të vdekur pas shpërthimit të një automjeti pranë monumentit historik

NJU DELHI, 10 nëntor /ATSH/- Të paktën 10 persona u vranë sot pas shpërthimit të një automjeti pranë një stacioni metroje në monumentin historik të Fortesës së Kuqe në Nju Delhi, në Indi, sipas CNN.

“Më shumë se 30 persona të tjerë u “plagosën rëndë” gjatë shpërthimit”, tha Dr. Manish Kumar Jha, një mjek në Spitalin lokal Lok Nayak.

“Ndërsa shkaku i shpërthimit nuk dihet ende, aeroportet, stacionet hekurudhore, ndërtesat qeveritare dhe vendet e trashëgimisë në të gjithë vendin janë vënë në gatishmëri të lartë”, sipas Forcës Qendrore të Sigurisë Industriale.

Fortesa e Kuqe, e njohur në Indi si “Lal Qila”, është një fortesë e shekullit XVII e epokës Mughal në qytetin e vjetër dhe të vizituar nga turistët gjatë gjithë vitit.

Para shpërthimit, një automjet “që lëvizte ngadalë” “u ndal” pranë një semafori të kuq rreth orës 18:42 pasdite”, u tha gazetarëve komisioneri i Policisë së Nju Delhit, Satish Golcha.

“Një shpërthim ndodhi në atë automjet. Pasagjerët dhe njerëzit në automjetet përreth u prekën nga zjarri”, tha Golcha. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›