E Hënë, 2 Nëntor 2026

TEL AVIV – Netanyahu: Lufta e Izraelit me armiqtë rajonalë nuk ka mbaruar

TEL AVIV, 10 nëntor /ATSH-DPA/-  Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot se lufta e Izraelit kundër armiqve të tij në Liban dhe Rripin e Gazës është larg përfundimit.

Sipas zyrës së tij, Netanyahu i tha parlamentit izraelit se të dy grupet po riarmatosen dhe nuk e kanë braktisur qëllimin e tyre për të shkatërruar Izraelin.

Netanyahu tha se Izraeli është i vendosur të zbatojë marrëveshjet e armëpushimit me “grusht të hekurt”.

Shumë njerëz në Liban kanë frikë nga një përshkallëzim i ri i konfliktit midis Izraelit dhe militantit shiit “Hezbollah”.

Edhe pse armëpushimi është mbajtur për gati një vit, Izraeli akuzon Hezbollahun për riarmatosje dhe ka kryer sulme pothuajse të përditshme ndaj objektivave të milicisë përtej kufirit.

Me mbështetjen e SHBA-së, Izraeli po bën presion për çarmatimin e Hezbollahut, me të dërguarin e SHBA-së, Tom Barrack që paralajmëron për masa të mëtejshme nëse grupi nuk i përmbahet.

Netanyahu ia atribuoi presionit ushtarak mbi Hamasin, përfshirë ofensivën e Qytetit të Gazës, si dhe presionit diplomatik nga SHBA-ja për të izoluar Hamasin si çelësi për të siguruar kthimin e të gjithë pengjeve të gjallë dhe shumicës së të ndjerëve.

Kritikët, përfshirë të afërmit e të rrëmbyerve, argumentojnë se një marrëveshje për Gazën mund të ishte arritur më herët, duke shpëtuar potencialisht më shumë jetë.

Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA-ja, deri më tani janë liruar ose transferuar 20 pengje të gjalla dhe 24 të vdekur. Katër trupa të personave të rrëmbyer nga Izraeli në Gaza nuk janë gjetur ende. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›