E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NJU JORK – Gjermania, Franca dhe BM i kërkojnë Iranit të shmangë përshkallëzimin e tij bërthamor

NJU JORK, 18 dhjetor /ATSH-DPA/- Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, përpara takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dje në Nju Jork, i bënë thirrje Iranit të ndërsojë përshkallëzimin e tij bërthamor.

“Irani duhet të ndryshojë kursin, të shmangë përshkallëzimin dhe të zgjedhë diplomacinë”,
tha ambasadorja gjermane në OKB, Antje Leendertse para debatit mbi zgjerimin e planifikuar të vendit të programit të tij bërthamor, në një deklaratë të përbashkët me Francën dhe Britaninë e Madhe.

Irani, kohët e fundit njoftoi zgjerimin e programit të tij bërthamor. Republika Islamike posedon sasi rekord të uraniumit të pasuruar, pa arsye të besueshme civile për këtë.

“Ne i bëjmë thirrje Iranit që të ndalojë dhe të ndryshojë përshkallëzimin e tij bërthamor”, thuhet në deklaratë.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Irani gjithashtu planifikon të rrisë numrin e centrifugave të tij dhe të zgjerojë infrastrukturën për pasurimin e uraniumit. Megjithatë, qeveria në Teheran deklaron se nuk po synon armë bërthamore.

Në vitin 2015, Irani u zotua të kufizojë programin e tij bërthamor, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Megjithatë, në vitin 2018 gjatë mandatit të tij të parë si president i SHBA-së, Donald Trump urdhëroi tërheqjen nga ky pakt.

Që atëherë, Irani gradualisht ka zgjeruar sërish programin e tij bërthamor. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›