NJU JORK – Guterres: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, një hap në drejtimin e duhur

NJU JORK, 17 prill /ATSH/- Hapja plotësisht e Ngushticës së Hormuzit, për periudhën e mbetur të armëpushimit është një hap në drejtimin e duhur, tha sot sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, sipas BBC.
“Ne kemi nevojë që rivendosja e plotë e të drejtave dhe lirive ndërkombëtare të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit të respektohet nga të gjitha palët”, tha Guterres në një deklaratë.
“Së bashku me armëpushimin, kjo masë do të kontribuojë në krijimin e besimit midis palëve dhe do të forcojë dialogun e vazhdueshëm të lehtësuar nga Pakistani”, theksoi sekretari i përgjithshëm i OKB-së. //a.i/