E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Shqipëria ka ndërtuar rezistencë ekonomike dhe po ruan stabilitetin financiar

TIRANË, 17 prill /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, në një takim me drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë pranë Bankës Botërore, në Uashington, Matteo Bugamelli, theksoi se Shqipëria ka ndërtuar një rezistencë të lartë ekonomike përballë krizave të fundit globale.

Sipas tij, kjo është reflektuar në ruajtjen e rritjes ekonomike dhe stabilitetit të sektorit financiar, ndërsa vendi pritet të vijojë një trajektore pozitive zhvillimi në afatmesëm dhe afatgjatë.

Malaj vlerësoi se politikat e kujdesshme ekonomike dhe përmirësimi i menaxhimit fiskal kanë ndikuar në forcimin e financave publike dhe qëndrueshmërinë ekonomike të vendit.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare, si Banka Botërore, për avancimin e reformave dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

“Bashkëpunimi me institucione ndërkombëtare si Banka Botërore mbetet thelbësor për avancimin e reformave”, tha Malaj.

1 nga 2

e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›