E Diel, 1 Nëntor 2026

NORVEGJI – Princi i Kurorës Haakon pason fronin si monarku i ri i vendit

OSLO, 28 gusht /ATSH-AFP/ – Princi i Kurorës Haakon, pason në fronin norvegjez si monarku i ri i vendit.

Mbreti i Norvegjisë, Harald V, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, në Spitalin Universitar të Oslos, ku ndodhej i shtruar prej fillimit të javës.

Mbreti po merrte trajtim për anemi hemolitike, e cila kishte shkaktuar grumbullim të lëngjeve në organizëm.

Gjatë qëndrimit në spital, ai zhvilloi gjithashtu një infeksion bakterial në qarkullimin e gjakut.

Harald V u ngjit në fron në vitin 1991, pas vdekjes së babait të tij, Mbretit Olav V.

Ai u martua me mbretëreshën Sonja në vitin 1968.

Harald V ishte monarku më i vjetër në detyrë në Evropë./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›