NY, Ground Zero, nis ceremonia përkujtimore
Në New York ka nisur ceremonia përkujtimore për nder të viktimave që humbën jetën gjatë sulmeve të 11 shtatorit në Kullat Binjake. Në Ground Zero të pranishëm janë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe ish presidenti George W. Bush. Ceremonia ka nisur me fjalën e kreut të Bashkisë së New York-t, Michael Bloomberg, ndërsa në këto momente familjarë të rreth 3000 viktimave të 11 shtatorit, po lexojnë emrat e tyre.