E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Venecia nuk eshte me kusht. Hetim vetem materialeve zgjedhore

Partia Socialiste ben nje tjeter hap pas ne kerkim te kompromisit me mazhorancen. Nje dite pas pjesemarrjes suprize te kreut te selise roze edi rama ne tryezen e partive per reformen zgjedhore sekretari ligjor ne partine Socialiste pohon se PS eshte gati te pranojne fillimin e punes per kodin e ri zgjedhor proces ky qe mund te behet paralelisht me hetimin e zgjedhjeve.
Ne jemi te gatshem te fillojme me reformen zgjedhore por te fillojme me komision hetimor parlamentar ose ne te njejten kohe. Ne jemi te gatshem por jo me ate qe do kryeministri per te legalizuar vjedhjen e neserme te votive tha Xhafa.

Me heret nepermjet vete kreut te PS Edi rama PS kishte deklaruar se PS do te ishte pjese e reformes zgjedhore vetem pasi te ishte kryer hetimi i zgjedhjeve te qershorit te shkuar duke arguamentuar se mangesite qe do te nenvizonte hetimi per zgjedhjet e shkuara do te beheshin baze per kodin e ri electoral. Por fillimi paralel i hetimit dhe i reformes nuk jane levizja e vetme e PS nga pozicioni i meparshem. Fletet e votimit gjithashtu nuk jane me kusht i PS per hetimin e zgjedhjeve. Edhe ne kete pike PS eshte dakort te zgjidhet edhe pasi komisioni hetimor te kete nisur punen me materialet zgjedhore.

Drafti qe permban keto propozime te PS u dorezua nje dite me pare nga PS nepermjet vete kreut te saj edi rama ne tryezen per reformen zgjedhore. Ajo qe pritet tani eshte pergjigja e demokrateve qe edhe me heret kane qene dakort me hetimin e materialeve zgjedhore. Deri ketu gjithacka duket se kompromosit politik po i hapet drita jeshile por fakti qe fati i fleteve te votimit mbetet i papercaktuar eshte kercenim prezent per te.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›