E Hënë, 2 Nëntor 2026

Po udhëtonte me biçikletë, 55 vjeçari përplaset nga furgoni, niset me urgjencë në spital

Aksidentohet në gjendje të rëndë një burrë teksa udhëtonte me biçikletë në Xhafzotaj në aksin Durrës-Shijak.

Ka qenë një furgon i linjës së Gjirokastrës që ka përplasur burrin e moshës rreth 55 vjeç.

I plagosuri është transportuar në urgjencën e Durrësit në gjendje të rëndë, ndërsa forcat e policisë kanë shoqëruar në Komisariat drejtuesin e furgonit.

Ndërkohë vijon puna e efektivëve të policisë në vendin e ngjarjes për të zbuluar dinamikat e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›