Kashmir separatistet do vijojne protestat

Nje nga lideret separatiste ne rajonin e Kashmirit i administruar nga India ka deklaruar se protestat kunder ligjeve indiane do te vazhdojne derisa te jene plotesuar kerkesat kryesore.
Syed Ali Shah Geelani ka deklaruar se ai deshiron terheqjen e forcave indiane te sigurise nga rajoni dhe shfuqizimin e ligjeve per gjendjen e jashtezakonshme.
Geelani eshte nje nga tre lideret separatiste me influente qe u takuan dje me perfaqesues te Parlamentit indian.
Mbi 100 persona kane humbur jeten ne Kashmir qe prej qershorit kur filluan dhe protestat e dhunshme.
Forcat e sigurise kane hapur zjarr me municione te verteta per te shmangur grupet e protestuesve te cilet kane qelluar me gure.
Ne aktet e fundit te dhunes ne luginen myslimane pese persona mbeten te plagosur diten e hene ne perleshjet me ushtrine jashte qytetit te Sopores.