E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naco bashkebisedim ne facebook me te rinjte e Beratit

Përdorimi i facebook-ut, tashmë në modë nga politikanët, nuk ka dalë jashtë vëmendjes së deputetit Nasip Naço i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Edhe ai u bashkua si të tjerët, në tendencën e re për një bashkëbisedim on-line me të rinjtë e Qarkut të Beratit. Kryefjalë e bisedës interaktive ishin zgjedhjet politike të 23 qershorit dhe opinioni i Nasipit mbi bashkëpunimin politik që LSI duhet të ndjekë me forcat e tjera politike. Naço tha se për koalicionin në zgjedhjet e ardhshme, LSI do të udhëhiqet nga alternativat dhe interesat e vendit. Po duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm në bashkëqeverisje me PD, la të kuptohet se interesat e shqiptarëve ky koalicion i ka përfaqësuar shumë mirë. Për këtë konstatim ai i referohet arritjes së marrëveshjes për lëvizjen e lirë të shtetasve në vendet e BE-së.
Anëtari i kryesisë së LSI-së, ka një merak personal, të cilin e shfaq kur pyetet për kolegun e vet, socialistin Erjon Braçe deputet i të njëjtit qark.
“Mund t’u them të gjithë shqiptarëve, thotë ai, se z. Braçe drejtonte PS-në e Beratit në zgjedhjet e vitit 2009 dhe arriti të merrte vetëm 4 deputetë. Naço shton se PS sot është në opozitë, jo për shkak të LSI-së por për shkak të qëndrimit të z. Braçe, pasi lejoi PD-në në Berat që të merrte 3 deputetë nga 1 që merrte zakonisht”.
Zoti Naço, përmes këtij takimi do të shfaqet interesant edhe në sytë e lidershipit të partisë, sidomos gjashtë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme. Megjithëse s’është ministër, si një ish, ai i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit për të krijuar një llogari në facebook, për t’u shfaqur “trendy”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›