E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne qeveri Asnje tatim antenave te telefonise

Kryeministri Berisha ka hequr taksën e antenave të telefonisë celulare në mbledhjen e sotme të qeverisë ai ka deklaruar se antenat e telefonisë celulare nuk do të jenë objekt tatimi as nga pushteti vendor e as nga ai qëndor.
“Ministër i Financave, do më sjellësh ligjin me urgjencë, antentat e komunikimit përjashtohen në vendosjen e tyre nga çdo lloj takse. Vendosja e tyre nuk do të jetë objekt tatimi as nga autoritetet vendore e as qendore në asnjë pjesë, natyrisht kur i vënë në pronë private, është tjetër punë”- theksoi Berisha.

Berisha: Nuk ka pasur mungesë fondesh, por vonesë të listëpagesave
Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Berisha ka hedhur poshtë zërat për mos disbursim të rrogave dhe pensioneve në disa qytete të vendit.
Berisha theksoi se nuk ka pasur mungesë fondesh, por vonesë të listëpagesave nga Ministria e Financave.
“Ka pasur prej tyre që bërtitën eureka atë të cilën nuk e gjetën dot për më shumë se 6 vite me ardhshëm dhe s`do ta gjejnë dot edhe për 4 vitet e ardhshme. Nuk ka patur dhe nuk ka asnjë mungesë dhe të asnjë lloj fondi. Ka patur një mosparaqitje të listëpagesave në kohën e duhur dhe rroga pa listëpagesën nuk mund të jepet” theksoi Berisha.

Berisha i cilësoi të papranueshme vonesat në disbursimin e invalidëve, por shtoi se qeveria ka bërë maksimumin për ta. Aipremtoi se qeveria do të ndërmarrë vendime për krijimin e qëndrave për rehabilitimin e tyre dhe do të ketë praktika për punësimin e tyre”
“Invalidët kanë pasur vonesa të papranueshme, shkaku ka qënë sepse në përllogaritjen e faturës së energjisë ka pasur një abuzivitet të paparë dhe qevera u detyrua ta përcaktojë atë mbi bazën e kritereve të përcaktuara qartë nga një studim i ERE- por ky studim është mbështetur edhe nga Banka Botërore. Qeveria ka bërë maksimumin i asaj që mund të bëhet. Ndihma që u jepet invalidëve arrin deri në rrogën mesatare të një punonjësi”-vijoi kryeministri.

Ai përmendi politikat e qeverisë në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar duke bërë edhe një analizë krahasuese të fondeve në dispozicion të tyre.
“Në vitin 2005 buxheti për aftësinë e kufizuar ishte 6.1 miliardë lekë, aktuali për këtë kategori është 13 miliardë lekë. Nuk është llogaritur këtu rritja e fondit të rimbursimit të ilaçeve, nga e cila janë të parët që përfitojnë, rritje ka qenë 5 miliardë lekë, është 25 miliardë lekë”- tha ai.
Sipas Berishës, pagesat e personave me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët ka qenë 6.800 lekë në muaj, është 12.500 lekë, për tetraplegjikët 6800 lekë, sot është 9500 lekë.
“Në tërësi shuma që kjo qeveri ka vendosur, ose shpenzon për një para e tetraplegjik është absolutisht 5 herë më e madhe se ajo e 2005”- tha ai.
Kryeministri u ka kërkuar ministrave linjë komiunikimi falas me qytetarët. Ai u kërkoi të gjithë atyre të vendosin adresë e-mail e facebook-u për komunikim transparent me qytetarët.

Komunikimi virtual ka provokuar tek kryeministri ndërmarrjen e disa nismave për pagesat online përmes bankave, arsimimit të fëmijëve të emigrantëve, por dhe ndryshimin e ligjit për shtetësinë.
Kryeministri udhëzoi gjithashtu Ministrin e Brendshëm që sëbashku me kompaninë “Aleat” të negociojë për hapjen e qendrave të shpërndarjes së pasaportave në Gjermani, Zvicër dhe Angli.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›