Naço takon Arvizun: Do të forcohet bashkëpunimi SHBA-Shqipëri në fushën e drejtësisë
Anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integim, Nasip Naço, ka pritur në një takim ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, në selinë e LSI-së.
Nasip Naço dhe ambasaori amerikan Arvizu, kanë diskutuar në takimin mes tyre për forcimin e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë në fushën e drejtësisë.
Naço është shprehur se duhet të përshpejtohenreformat e nisura nga ekspertët e OPDAT dhe ICITAP.
Të dy pjesëmarrësit në takim kanë biseduar mes tyre dhe kanë rënë dakort për rritjen e koordinimimit për reformat në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe në sistemin e burgjeve.
Qëllimi ynë është lufta pa kompromis ndaj korrupsionit, u shpreh Nasip Naço.
Ndërsa ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu ka premtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë pranë të gjithë institucioneve shqiptare për një luftë reale kumdër krimit të organizuar e korrupsionit.