Nadal fiton “Roland Garros”, protesta në ndeshje
Rafael Nadal është fitues sërish i turneut “Roland Garros”, që zhvillohet në Paris. Ka qenë trofeu i tetë në këtë turne, si askush tjetër, duke u bërë legjenda e fushës me dhe. Nadal ka mposhtu në finale David Ferrer me rezultatin 3-0 (6:3, 6:2 dhe 6:3).
Gjatë finales së turneut të famshëm të tenisit në Paris, një grup i të rinjve ka tërhequr vëmendjen me mesazhe politike dhe fishekzjarre. Një mashkull i panjohur, që mbante maskë në fytyrë, është munduar që me një fishekzjarr të futet në terren dhe të qëllojë Rafael Nadalin gjatë finales së turneut të famshëm të tenisit.
Në fund të setit të dytë, huligani është futur në fushë, por atë e ka ndalur sigurimi. Kjo e ndërpreu ndeshjen për disa minuta.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)