E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, Erdogan: Protestuesit janë plaçkitës

ANKARA - Kryeministri turk Erdogan ka dënuar sërish protestuesit anti-qeveritarë, duke i quajtur “plaçkitës” dhe i bëri thirrje mbështetësve që t’u “japin protestuesve një leksion” gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.

Erdogan i bëri këto komente, të dielën në qytetin jugor të Adanasë, ku janë përleshur të shtunën në mbrëmje protestuesit pro dhe anti-qeveritarë.

Kryeministri turk u bëri thirrje mbështetësve të tij që të mos angazhohen në dhunë, ndërsa protestat në Turqi kanë hyrë në ditën e dhjetë.
Dhjetëra mijëra demonstrues ishin në rrugët e Stambollit të dielën, ndërsa janë zhvilluar demonstrata në Ankara, Izmir, dhe qytete të tjera.

Në Stamboll, protestuesit dogjën goma dhe hodhën fishekzjarre ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.
Dy protestues dhe një oficer policie janë vrarë gjatë 10 ditëve të protestave.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›