E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nadal i jashtëzakonshëm: mposht Djokovic, në gjysmëfinale me

Rafa Nadal shkruan një tjetër faqe legjendare në Roland Garros. Majorkani, 13 herë fituesi në Paris, kalon Novak Djokovic në katër sete (6-2, 4-6, 6-2, 7-6) në çerekfinale pas më shumë se 4 orësh një lufte epike dhe fluturon për në gjysmëfinalet kundër Alexander Zverev, i cili mori më të mirën ndaj spanjollit Carlos Alcaraz: 6-4, 6-4, 4-6, 7-6 (7) rezultati në favor të numrit 3 në botë, i cili tashmë do të përballet me njeriun me më shumë Grand Slam në histori (21).

Episodi 59 i një rivaliteti tashmë në legjendë mban firmën e Rafa Nadal, i cili vazhdon garën e tij drejt Roland Garros numri 14, pasi mundi numrin 1 në botë pas më shumë se katër orësh betejë.

Duke u nisur si një humbës dhe pasi deklaroi se në rast humbjeje mund të ishte ndeshja e tij e fundit në Paris, pavarësisht të gjitha problemeve fizike, majorkani qëndroi në fushë për më shumë se katër orë dhe u dëshmua edhe një herë se ishte mbret i fushës, i aftë për të mos hequr asnjë pikë edhe në situatat më të dëshpëruara dhe për të fluturuar në gjysmëfinale kundër Zverevit, me të cilin do të përballet ditën e ditëlindjes së tij të 36-të (e premte).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›