Pas 30-vitesh fshati Shebë në Mirditë del nga izolimi, banorët rikthehen në vendlindje

Prej afro 30 vitesh banorët e fshatit Shebë në Mirditë thuajse të izoluar, tashmë i gëzohen investimeve, konkretisht rrugës prej 7 km dhe ndërtimin e urave. Banorët janë rikthyer në vendlindje, duke dhënë gjallëri dhe fshatit të tyre.
Rehabilitimi i rrugës është kthyer në festë per banorët, pasi një pjesë e madhe e tyre ishin larguar nga mungesa e infrastrukturës rrugore.
Kreu i bashkisë së Rrëshenit Ndrec Deda premtoj për të tjera investime infrastrukturore për zonën e malësisë të harruar prej shumë vitesh.
Fshati piktoresk mes malesh ka dhe histori të lavdishme, këtë e tregojnë dhe dokumentet por dhe banorët vendas të cilët të entuziasmuar në rikthimin në vendlindje shprehen optimistë për zhvillimin e fshatit të tyre.
/rtsh/