Nadal për penalltinë e Julian Alvarez: Mbështes Realin, por u ndjeva keq për të

Ish-tenisti Rafa Nadal ka dhënë një intervistë për Movistar Plus+, gjatë së cilës ka folur edhe për pasionin e tij për futbollin dhe në veçanti për Real Madridin, skuadrën që mbështet.
Të mos flasësh për ngjarjen e momentit, penalltinë e anuluar të Julian Alvarezit në Champions League, për një prekje të dyfishtë, është e pamundur: “Për mua ishte kulmi i fatit të keq, mendoj se ai preku dy herë. Duket se është vërtetuar”.
“Si tifoz i Real Madridit, festova fitoren, por u ndjeva shumë keq, veçanërisht për Julián, i cili përveçse një lojtar i madh, duket si një person shumë i denjë të cilit i uroj më të mirën, por sporti ka anën e tij mizore”.